Friday, November 21, 2008

James Bond - Quantum of Solace


Bond 22 mbërrin në Tiranë
Agjenti zemërthyer në kërkim të hakmarrjes
Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper, gruaja që dashuronte. Ai vuan de ndiet i pavlere. Ky është imazhi i fundit që publiku ruan për Bondin nga Casino Royale, filmi i vitit 2006. Pikërisht këtu vetëm disa minuta më pas vazhdon Quantum of Solace, filmi i 22 i Bondit i cili është i pari që sënon një vazhdimësi të tillë nga njëri film tek tjetri në të jithë historinë e saës më të njohur kinematorafike në botë. Por vijimi nuk është aq dëshpërues sa fundi i filmit të kaluar. Bond është në një mision personal dhe hakmarrës për të marrë vesh me cdo kusht se si ndodhi tradhtia. Por sigurisht që misioni nuk do të mbetet kaq personal përderisa jatë kërkimeve të tij Bond do të zbulojë jurmët e një oranizate kriminale që ka për qëllim të marrë kontrollin e një prej burimeve natyrore më të rëndësishme në botë dhe për ta arritur këtë është gati të bëjë gjithcka. Dhe në gjithë këtë histori patjetër që do të ketë dy vajza të astuquajtura Bond Girl, njëra hakmarrëse sa ai vetë, ndërsa tjetra e embël dhe joshëse.
Quantum, sensacione dhe fakte
Lajmi për një film të ri të Bondit është dhënë sapo kishte mbaruar postproduksioni I Casino Royale. Që nga ai moment e deri ne fillimin e xhirimeve qarkulluan shumë emra regjisorësh, por në fakt filmi do të merrte vulën e regjisorit të njohur zviceran Marc Foster, cili është rekomanduar nga protagonisti Daniel Craig si një njeri I perstatshëm për të bërë filmin e radhës. Vetë regjisori kërkoi që historia të mos mbetej në kontekst sentimental si tek Casino Royale, por të eskploronte me mirë karakterin e 007-ës. Për këtë arsye Forter kërkoi që të zhvendosej në një ngjarje tjetër dhe ishte skenaristi Paul haggis, i cili i dha historisë një zhvillim të ri. Në stafin e aktorëve përvec Daniel Craig, janë agjenti M e interpretuar nga Judi Dench e cila shënon pjesmarjen e saj të gjashtë në sagën Bond si dhe aktorët Olga Kurylenko, Matheiu Amalric , gemma Arterton, Jeffrey Ëright dhe giancarlo giannini.. Xhirimet e filmit u bënë kryesisht në Panama, Kili, Itali, Austri si dhe në studiot Pinneëood. Dhe ashtu si ndodh në filmat me skena të rrezikshme aksion gjatë periudhave të xhirimit filmin e kanë ndjekur disa incidente të cilat nuk kanë mbetur pa u bërë objekt i të mediave. Të tilla mund të përmenden plagosja e dy dublantëve, rënia në liqen e makinës së famshme të Bondit, Aston Martin, por edhe protesta e një bashkiaku në Kili i cili akuzonte ekipin e xhirimit për dëmtim të imazhit të vendit të tij, meqë lokaliteti ku xhirohej në film presupozohet që i përket Bolivisë. Ndërkohë me lajme të bujshme është shoqëruar edhe kënga e filmit. Fillimisht kënga do të këndohej nga Amy Ëineouse, por për shkak të problemeve të saj me alkoolin dhe drogen kontrata u anullua. Kënga "Another ëay to die".eshtë kënduar nga Alicia Keys e Jack Ëhite.
“Quantum of solace”, titull I polemizuar
Ndërsa jehona e lajmeve shoqëronte filmin, një deklaratë zyrtare e producentëve që shpallte titullin e aventurës më të re të 007-ës filloi të ngjallte polemika. Në fakt titulli është marrë nga një përmbledhje e novelave të shkrimtarit të njohur Ian Flemin që është krijuesi I Bondit. Sipas novelës Quantum of Solace është përkufizuar si një gjendje që përcakton komfortin, humanizmin, ndjenjat qe duhet të kenë dy njerëz që dashuria të mbijetojë. Nëse Quantum of Solace është 0, atëherë dashuria ka vdekur". Këtij përkufizimi duket se I ka qëndruar edhe aktori 39-vjecar i cili është shprehur:“Mund të kishim zgjedhur një titull më komcercial, por do të thoshte se ishim të pasigurtë për atë që donim të komunikomin. Flitet për një ide precize sipas të cilës nëse nuk ke nje gjendje komforti në lidhjen tënde atëherë duhet të heqësh dorë.. Nga filmi i kaluar Bond ishte i lënduar dhe nuk kishte më komfortin e jetës së tij. Ndërsa tani atij I duhet të zbulojë të vërtetën, titulli është pjesë shumë e rëndësishme e skenarit të filmit”. Në fakt përvec këtij thelbi, filmi nuk ka marrë ndonjë gjë tjetër nga novela e shkurtër e Fleming. Ndërsa producenti Michael G. Ëilson është shprehur se një titull origjinal nga Fleming ishte shumë I rëndësishëm dhe se "Ne mendojmë që është një titull intrigues që tregon se cfarë ka ndodhur dhe cfarë po ndodh në jetën e Bondit".
Olga dhe Gemma dy Bond Girl në krah të 007
28-vjecarja, Olga Kurylenko është cilesuar fillimisht si flaka e re e agjentit 007 ndonëse ne film nuk bëhet fjalë fare për ndonjë lidhje mes këtyre të dyve. Megjithatë ajo është vajza e etur për hakmarrje dhe që ndihmon Xhejms Bond te arrije qellimin e tij. Ne fakt aktorja e re ka patur shume fat per tu perzgjedhur si nje Bond girl. E cilesuar nga shtypi si nje koncentrat i bukurisë dhe ftohtësisë, ajo eshte parë e gatshme për të hyrë në Hollivud. Por megjithë imazhin e saj të përsosur në Quantum of Solace përgatitja e saj për këtë film nuk ka qenë aspak e lehtë. Në një na konferencat e shtypit Olga Kurylenko, vajza e re Bond është shprehur “Jam përgatitur me armë dhe jam ushtruar për skenat akrobatike si dhe per ndeshjet trup me trup. Ditet e mia kane qene kaq te gjata e te lodhshme fizikisht. Personazhi im eshte luftarak dhe ka nje mision personal duke u udhehequr nga urrejtja”.
Dhe ne fakt personazhi i saj eshte krejt ndryshe nga ai i vajzave Bond ne serite e tjera te kësaj sage. Ajo nuk ben dashuri me Xhejms Bond dhe autoret e filmit shpjegojne se eshte kjo arsyeja qe skenari vjen i forte.

Lindur e rritur ne Bashkimin Sovjetik, më saktë në Ukrainë, Ola vjen nga një familje me të vërtetë e varfër. Babai e ka braktisur që të vogël dhe i ka takuar nënës së saj që të mbajë familjen me punën si mësuese arti. Olga është mësuar mirë me varfërinë meqë është rritur nga gjyshja e saj në një apartament me katër dhoma ku jetonin gjashtë të rritur dhe shumë fëmijë. Në moshën 13 vjecare, vajza zbulohet nga nje skaut ne Moskë i cili e ndalon në rrugë dhe i ofron punë si modele. Dhe këtu fillon karriera e saj. gjithmonë e apasionuar pas artit. Në moshën 16- vjecare ajo vendos të transferohet në Paris për të kryer studimet. 18 vjec pushton kopertinat e revistave Glamour, Elle, Madame Figaro, Marie Claire e Vogue. Viti 2005 është viti i debutimit të saj në kinema ne rolin e sensuales Iris në dramën sentimentale “L’annulaire”,. Më pas interpreton në rolin e një vampireje tek “Paris Je T’aime” dhe se fundi është bërë mjaft e njohur nëpërmjet rolit të saj në filmit “Hitman”, me një imazh prej engjelli në rrezik. Por sigurisht që fama e saj u rrit kur Metro Goldëyn Mayer deklaroi se Olga po hynte në botën e vajzave Bond. Dhe në fakt hyri në këtë botë , por duke mos lënë vetëm gjurmët e bukurisë së saj. Olga Kurylenko është vajza Bond që nuk joshet dhe lufton deri në fund për të arritur qëllimin. Në fakt në film është një tjetër Bond irl që arrin të putë 007-en, behet fjalë për Gemma Arterton, e cila në flm interpreton një agjente sekrete, që ka një skenë dashurie me Bond. “Ndihem si nje adoleshente, kaq e re dhe e pastervitur, por putha James Bond!”- ka thënë aktorja ne një konference për shtyp.
Lumë dollarësh për filmin
Ashtu si dhe pritej filmi ka patur shumë sukses tek publiku. Pas premierës së tij më 31 tetor në Angli, vetëm në fundjavën e parë filmi ka arkëtuar mbi 8 milionë dollarë duke thyer rekordet e box office-ve britanike.. Suksesi po vazhdon edhe ne Europe e në ShBA ku filmi është shfaqur premierë më 14 nëntor. Shifrat tregojnë të ardhura deri në 70 milionë dollarë, por arkëtimet po rriten dita- ditës. Edhe kritika nuk ka mbetur pas me vlerësimet e saj. 77% e 30 kritikave të listuara ne sajtin Rotten Tomatoes jane pozitive. Kritikët vazhdojnë të përmendim mes të preferuarëve të tyre Casino Royale, por vazhdojnë të pëlqejnë performancën e Daniel Craig dhe e konsiderojnë Quantum of Solace një vijim të këndshëm të filmave Bond.
Skeda e filmit
Titulli: Quanturm of Solace
Regjisor; Marc Foster
Skenari: Paul Haggis, Neal Purvis
gjinia: Aksion, Aventurë, Triller
Kohëzgjatja: 106 minuta
Aktoret: Daniel Craig, Olga Kurylenko, Matheiu Amalric , Judi Dench, Gemma Arterton, Jeffrey Wright, Giancarlo Giannini
Muzika: David Arnold
Kompozitor Jack White
Këngëtarë: Alicia Keys, Jack White
Premiera: 31 tetor ne Angli
14 nëntor ne Amerike
Sinopsi:
Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper, gruaja që dashuronte. Misioni i tij i ri fillon me detyrën e re për Bondin që të mos bënte asnjë hakmarrje persoanle. Pasi zbulon se një organizatë sekrete kishte kapur Vesper, e që një llogari bankare i përket një agjenti M16 të korruptuar në Haiti , Bond falë edhe ndihmës së Kamilës, një grua e etur për hakmarrje, njihet me Dominic Greene, një biznesmen që bën pjesë në organizatë. Bond zbulon që Greene është duke punuar për të marrë kontrolloin e një prej burimeve natyrore më të rëndësishme në botë dhe për ta arritur këtë është gati të bëjë gjithcka. Mes mashtrimeve dhe tradhtive, Bond, me ndihmën e disa miqve të vjetër duhet të zbulojë burrin që shkaktoi tradhtinë e Vesper dhe të ndalojë planin e Greene.
Olga, një Bond Girl e nervozuar

Olga, thuhet se regjisori Marc Foster ju ka marre për rolin pasi ju ishit më nervozja mes 400 kandidateve…
Në fakt isha shumë e nervozuar... por jam treguar e zonja për ta fshehur. Gjatë kinoprovës duhet të recitoja një rol të dyfishtë, atë të Kamilës



dhe atë të një aktoreje që nuk ishte aspak nervoze.

Cfarë mendoni për Kamilën që është një nga paktat vajzat Bond që nuk joshet nga agjenti 007?
Mendoj që ndoshta kjo vajzë nuk i pëlqente Bondit!! jooo, në të vërtetë nëse do të kishin fjetur bashkë skenari do të ishte i dobët. Kjo vajzë Bond ka një objektiv dhe është shumë e qartë. Nuk do të kisthe kuptim të linte mënjanë këtë objektiv për të shkuar në shtrat me agjentin Bond. Dhe as 007-a nuk është gati: ka zemrën e thyer dhe është i trishtuar. Me siguri që e pëlqejnë shumë njëri tjetrin, por e vërteta është që nuk kanë kohë për të shkuar deri në dhomën e gjumit!

Në film ju shikojmë shpesh në krah të aktorit Mathieu Amalric. Cfarë mund të na thoni për të?
Mathieu është një nga aktorët më të mirë në Francë. Një person i shkëlqyer dhe befasues. Një gjeni i vërtetë. Është i jashtëzakonshëm dhe i zgjuar. Interpretimi i tij është unikal: ai nuk ka pasur një formim klasik si aktor por ka mënyrën e vet të interpretimit. Kur është në sheshxhirim të befason gjithmonë, është gjithnjë improvizues. Do të luaja gjithnjë në krah të tij..

Ju vini nga bota e modës: keni gjetur të përbashkëta me botën e kinemasë?
Absolutisht jo. Në sheshxhirim interpretojmë personzhe të vërtetë ose që krijohen nga jeta e vërtetë, në pasarela, modelet janë gra shumë të bukura .... interpretojnë një rol ëndrrash... dikë që nuk e takon kurrë në rrugë..

Cili është filmi më i preferuar për ju nga të gjithë 007-at…
Përgjigja është “Casino Royale”! Eva Green ka qenë e mrekulllueshme. Ajo nuk ishte hija e Bondit, por një grua e zgjuar dhe brilante. Ai për mua ishte një film fantastik.


Jetoni në Paris? Prej sa kohësh?
Qëkur isha 12 vjec dhe pas gjithë kësaj kohe vazhdoj të mendoj se parisi është unikal. I adhuroj francezët, ndoshta sepse jam europiane. Kam miq shumë të mirë edhe në Amerika, por mënyra e tyre e jetesës është ndryshe.



Foster: Bond 23? Jo faleminderit!



Forster, na flisni për stilin viziv me të cilin i jeni afruar Bondit

Nuk jam një regjisor i filmit aksion, Për mua personazhet janë gjëja më e rëndësishme. Që në sekuencat e para të këtij filmi vendosa që të xhiroja me një stil që të corientonte publikun

U përpoqa të rrija afër Bondit, sa më afër që mundesha.


I keni studiuar kapitujt e mëparshëm të sagës?
natyrisht. Mendoj se filmi “Al servizio segreto di sua maestà” është më i preferuari nga gjihtë të tjerët. Në fund të atij filmi g jen të njëjtin emocion si tek “Casino Royale”. E shohim Bondin mes humbjeve dhe dhimbjes. Më interesonte ajo hyrje. Kam riparë shumë kapituj të mëparshëm para se të filloja xhirimet. E mund të jenë shumë copëza të tyre të shpërndara sa andej këtej nëpër film..


Na flisni për përgjegjësinë që kishit përkundrejt kësaj ikone të madhe kinematografike

Duhet të qëndroja në kontekstin e Bondit. Në të njëjtën kohë ishte përgjegjësia për të cuar përpara personazhet duke mos rënë në përsëritje I kërkova Paul Haggis të më ndihmonte me skenarin. Ai ishte shumë i zënë me montazhin e “Nella valle di Elah”, por ndërhyri në skript, duke futur një sfond që ia kisha kërkuar personalisht, atë të biznesit të naftës dhe të burimeve natyrore, duke përcaktuar qartë kontekstin politik. Më interesonte edhe që M të ishte një personazh me i madh sepse është e vetmja figurë femërore me të cilën Bond nuk lidhet në marrëdhënie seksuale. Filmi ishte nje evolucion konstant. Kemi improvizuar shumë gjatë xhirimeve.

Meqë flasim për botën e naftës dhe të zhvillimeve të tjera aktuale në film do të doja të dija nëse është e vërtetë që Amalric ka përgatitur vetë rolin e tij prej të keqi, duke iu referuar saktësisht zhvillimeve politike në Europë …
Po. Sapo u takuam, Mathieu më pyeti nëse i kisha dhënë personazhit të tij ndonjë tip nishani apo shenjë tjetër sic ndërtohen zakonisht rolet negativë.. unë i thashë që mendoja se personazhi duhet të kishte fytyrën dhe sytë e tij. Ishte një ide e tij që të nisej nga Sarkozy e Tony Blair. Unë e mbështeta..

Si e shikoni Bondin e ketij mijëvjecari?
Si një njeri në kërkim të vetes. Një person që lufton me demonët e tij të brendshëm dhe që lëkundet mes hakmarrjes e drejtësisë. Por ka një linjë të lehtë që i ndan këto të dyja: nganjëherë hakmarrja është saktësisht e kundërta e drejtësisë


Do të bëni një Bond tjetër ?
Më kanë ofruar Bond 23… por refuzova, sepse jam i interesuar që të punoj me filma të vejël.





Bondi në kërkim të vetes

Zoti Craig, në “Casino Royale” Bond ishte i dashuruar dhe mbeti me zemër të thyer. Ndërsa në filmi e ri është në kërkim të hakmarrjes. Cfarë mund të thuhet për këtë ndryshim?
Arsyeja thelbësore për të cilën kemi bërë një film të ri për james bond është pikërisht kjo linjë e historisë.. do të ishte një mëkat ta lije mënjanë. E ndjenim se ishte e nevojshme të mbyllnim këtë rreth dhe tani e kemi plotësuar. Kështu që në filmat e tjerë Bondi mund të kalojë nga një shtrat në tjetrin sepse kjo histori është mbylllur njëherë e përgjithmonë.

Na flisni ju lutem për sigurinë që keni ndier nga personazhi juaj pasi filmit të parë. Si u ndjetë në cakun e parë të “Quantum of Solace”?
Në fillim kisha një ndjesi relaksi, por pastaj kur fillon xhirimet e një filmi si ky vihesh para një sërë problemesh. Përballova gjithcka me entuziazëm të madh. Kishim një regjisor të madh dhe i besova verbërisht atij.

Megjithatë fizikisht ju jeni shprehur se ky film është më i vështirë se Casino Royale. Cila ishte skena më e vështirë për tu xhiruar?
Në të vërtetë në të gjitha skenat jam sforcuar dhe jo vetëm në një skenë të vecantë. Megjithatë më e vështira ishte ajo ku unë dhe Olga Kurylenko hidhemi nga avioni dhe jemi në rënie të lirë. E kemi xhiruar në një tunel me erë të stimuluar me shpejtësi deri në 200 milje në orë. Nuk ishim të lidhur me ndonjë kavo, por qëndronin në ajër. Ishim unë, olga dhe kameramani. Rreth nesh kishte 20 makina dixhitale. Ishim shumë të shëmtuar, por në fakt doli një skenë e pabesueshme.

Na rrëfeni sa ju pëlqen eleganca e Bond…Më pëlqente eleganca, ajo mënyra e të imponuarit dhe të të qëndruarit. Tek “Casino Royale” personazhi ishte më i ngjashëm me një ushtarak që sapo kishte lënë fushën e betejës. Tek “Quantum” ai duket më tepër njerëzor. Kam synuar qëllimisht që të ngjaja më i gjerë në shpatulla dhe pata fatin të punoja më Tom Ford, i cili dizenjoi te gjitha veshjet.

Friday, November 7, 2008

Get Smart


Në Millennium mbërrin “Get Smart”, nje version komik i “spy movie”
Agjenti Smart- licensë për të qeshur!
Anne Hathaway: “Gjëja që dija të bëja më mirë natyrisht ishte të rrëzuarit, ndërsa skena të vështira ka pasur shumë. E konsideroj ‘Get Smart” një sfidë të fituar”
Steve Carrell: “Duke parë serinë televizive, nuk kam menduar as edhe njëherë të vetme se Maksuel ishte I marrë, personazhi im eshte I ndrojtur që bie dhe ngrihet menjëherë,që di të presë goditjet dhe të kundërpërgjigjet”
Maksuel Smart (Maxwell Smart) është një analist i shkëlqyer i shërbimit të kontrollit në një agjenci sekrete të spiunazhit amerikan. Smart mezi pret të lërë skrivaninë për tu bërë një agjent operativ me një numër dhe me një emër. I vjen rasti kur agjencia bie në kurthin e një organizate kriminale (KAOS) dhe identiteti i agjentëve të saj zbulohet. Duhen fytyra të reja për një mision të rrezikshëm që duhet të përballet me antarët e Kaos. Smart aktivizohet në operacionin më të ri të shërbimit sekret në krah të agjentit 99. Kjo është historia që propozon një nga prodhimet më të fundit të kinemasë hollivudiane “Get Smart” i cili vjen në ekranin e madh të kinema Millennium nga data 7 nëntor. Kush preferon aksionin dhe komedine me kete film mund t’ kete te dyja bashke ne 110 minuta celuloid.
Nga seri televizive ne film
Eshte tashme nje ligj i pashkruar qe kinemaja holliudiane ushqimin shpirtëror e ka tek letërsia, televizioni fumetet por edhe e shkuara e saj. Nje nga prodhimet me fundit te mekes kinematografike ne fakt merr jete nga ekrani i vogel. “Get Smart” një përshtatje e serialit televiziv parodik me të njëjtin titull. Seriali televiziv është shkruar nga Mel Brooks dhe Buck Henry dhe ishte nje nga prodhimet më të preferuara ne vitet 60. Në kohët e sotme ai konsiderohet thuajse nje version komik I filmavve te spiunazhit e me konkretisht te personazhit idhull te kesaj gjinie: Xhejms Bond. Në thelb “Get Smart” ka shënuar një evolucion nga seria televizive dhe kjo falë pikëvështrimit të regjisorit Peter Segal. “Kur vendosa të xhiroja “Agjentin Smart” e njihja suksesin e serialit brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte një seri televizive mitike, një klasik i viteve 60 absolutisht i parezistueshëm dhe joshës. Nuk doja në asnjë mënyrë që ta rikrijoja, por isha më shumë i interesuar që ta aktualizoja, duke i dhënë një shikim modern dhe duke futur skena aksioni dhe ndjekjeje që nuk do të xhiroheshin vetëm për humor por të ishin të denja edhe për një triller. Qëllimi ishte pra që të merrja shpirtin e krijuar na Mel Brooks dhe ta bëja sipas epokës sonë për të xhiruar një film që të ishte një homazh i asaj kohe që kishte stil dhe energji në të njëjtën kohë”- është shprehur regjisori pas xhirimeve te filmit. Sipas tij “Agjenti Smart” duhet të ishte një projekt që të kënaqte admiruesit e vjetër të seralit televiziv dhe në të njëjtën kohë edhe spektatorët e rinj. Këndvështrimin e regjisorit duket se e ka orientuar një tjetër koleg i tij, Christopher Nolan, që ka realizuar dy filmat e fundit me heroin Batman. (“The Dark Knight” i paraprin filmit “Get Smart” ne kinema Millennium) Peter Segal thote:”Filmi “Batman Begins” i regjisorit Nolan, më ka dhënë idenë për filmin tim. Më pëlqente sesi filmi i tij risillte sagën e Batmanit duke treguar një histori fillestare që askush nuk e kishte thënë më parë. Në të njëjtën mënyrë tregova sesi Maksuell Smart u bë agjent, si takoi agjentin 99 dhe të keqin Seigfried nga KAOS, që të gjithë këta element të pranishëm në serinë televizive. Në fund filmi im tregon sesi Maks arrin të bëhet ai që të gjithë spektatorët e njohin dhe e duan”. Por sic ndodh në raste përshtatjesh, krijuesit e rinj të “Get Smart” nuk kanë dashur të bëjnë filmin pa u konsultuar me autorët e serialit televiziv. Segal siguron:” Gjatë produksionit jemi konsultuar shpesh me Mel Brooks i cili në fund pa filmin dhe na dha aprovimin e “bekimin” e tij”.
Steve Carrell, një agjent komik dhe i pakrahasueshëm
Cdo film ka yllin e vet dhe ylli i këtij film është padyshim Steve Carrell. Përpara se regjisori të vendoste për t’ia dhënë rolin e agjentit Smart këtij aktori, kishte akoma të tjerë emra në mendje. Njëri prej tyre ishte rival mjaft i forte. Por Jim Carrey me sa duket mbeti pas dhe zgjedhja e regjisorit u bë Steve Carrell. “Më pas e përshtata filmin me talentin e madh të Steve Carrell, idetë e të cilit për të interpretuar personazhin më kanë ndihmuar dhe ndikuar në punën time”- thotë Peter. Dhe në fakt Steve Carrell ka spikatur ne te gjitha pjesët më pozitive të kritikave të filmit. “Duke parë serinë televizive, nuk kam menduar as edhe njëherë të vetme se Maksuel ishte I marrë, personazhi im eshte I ndrojtur që bie dhe ngrihet menjëherë,që di të presë goditjet dhe të kundërpërgjigjet”- shprehet Steve. “Është një burrë i pasur me parime të shëndosha. Sigurisht jo gjithmonë zgjedh rrugën më logjike, por gjithmonë arrin të dalë bukur nga situatat më të këqija”- përfundon aktori. Në fakt edhe Steve Carrell e kishte një sfidë të tij për të realizuar. Një agjent ndryshe nga ai I serialit televiziv I cili kishte fituar shumë fansa dhe mbante fytyrën e aktorit Don Adams nuk duhet të bëhej pengesë për të. “Agjenti im Smart dallohet thellësisht nga ai i Don Adams. Adams ishte një aktor i mrekullueshëm, aq unik dhe i njohur sa ishte e pamundur t’i afroheheshe personazhit të tij. Nuk doja të bëja një imitim, më interesonte të merrja esencën e agjentit te tij sekret të krijuar nga seria televizive dhe në të njëjtën kohë të provoja të krijoja një performancë të re, që t’i bënte homazh origjinalit, por edhe që të kishte një pavarësi të vetën. Homazhi më i mirë që mund t’i bëja Adams ishte që ta “lija të qete”,
Anna Hathaway, për herë të parë agjente
“Të punosh me Steve është thjesht e mrekullueshme. Më ka mësuar gjithcka që duhet mësuar mbi komicitetin dhe improvizimin. Me të dhe me regjisorin Piter, jam ndier e mbrojtur para dhe pas kameras”. Kjo është deklarata e aktores Anna Hathaëay, e cila deri para këtij filmi kishte provuar të luante vetëm role në romanca e komedi. Ndërsa tek “Get Smart” eshte agjentja 99 e cila kryen misionin e rrezikshëm se bashku me agjentin Smart. “ Steve ishte ylli i vërtetë i filmit, por për fat të mirë pati gjithmonë kohë që të më mësonte. Ky film ka shënuar debutimin tim në gjininë e aksionit. Duke xhiruar e kuptoja që unë dhe Steve ishim heronj që me ndihmën e dublantëve dhe të gjithë stafit që na ka mbështetur ia kemi dalë që të xhirojmë një pjesë të mirë të skenave aksion, duke u zbavitur si të cmendur. Gjëja që dija të bëja më mirë natyrisht ishte të rrëzuarit, ndërsa skena të vështira ka pasur shumë. E konsideroj ‘Get Smart” një sfidë të fituar”. Dhe në fakt mund ta quajë me plot të të drejtë një sfidë të fituar, pasi aktorja ka arritur të marrë dy aprovime të rëndësishëme për rolin e saj; atë të kritikës dhe të publikut.
Kritika, publiku dhe një vijim
Filmi ka marrë kritika të përziera por pjesa më e madhe e tyre ëshë pozitive Agregatori Rotten Tomatoes shënon se 53 për qind e kritikave të dhëna janë pozitive. Metacritic shenon të njëjtën përqindje të kritikave pozitive ndërkohë që filmi ka marrë aporvimin e Roger Ebert dhe Entertainment Weekly. Krijuesi i serisë televizive Mel Brooks është shprehur :”e kam pëlqyer shumë. Mendoj se Steve Carell ishte zgjedhja e përsosur.". filmi ka pasur një impakt shumë të mirë me publikun i cili e ka vlerësuar më shumë se kritika flmin. Kështu në fundjavën e parë filmi grumbulloi më shumë se 38 milionë dollarë në 3911 kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada duke zënë vendin e parë në box office. Për pasojë duket se filmi do të ketë një vijim. Vetë protagonisti i filmit, Steve Carrell është shprehur gjatë një interviste në MTV se një film tjetër do të ishte shumë e suksesshme. :”Besoj se cilido që është përfshirë në këtë film do të ishte i kënaqur të bënte një tjetër”.
Skeda e filmit
Titulli: Get Smart
Regjia:Peter Segal
Skenari: Tom J.Astle, Matt Ember
Aktorë:Steve Carrell, Anna Hathaway, Alan Arkin, Terence Stamp Dëayne Johnson
Gjinia: Aksion, komedi
Muzika: Trevor Rabin dhe Irving Szathmary
Kohëzgjatja:110 min
Buxheti: 80 milione dollare
Te ardhurat: 202 milione dollare
Sinopsi
Agjenti sekret Maksuell Smart I njohur si Agjenti 86 per CONTROL është në një mision me Agjentin 99 per te frenuar një komplot shkatërruese për botën të organizatës kriminale me emrin KAOS. Kur qendra e agjencise së spiunazhit CONTROL sulmohet dhe indetiteti I agjentëve të saj kompromentohet, shefi duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër, I ngarkon detyrën analistit Maksuel Smart I cili gjithmonë ka ëndërruar që të punojë me Agjentin 23. Smart do të bëjë gjithcka që të zbulojë komplotet më të fundit që KAOS përgatit për të pushtuar botën.

Batman - The Dark Knight




Në Millennium mbërrin “The Dark Knight”, filmi që ka thyer te gjitha rekordet nga arkat e kinemave, tek recensionet e kritikëve dhe blogerat e botës. Eshte koha e BATMAN! Një shpërthim është realizuar në Battersea Power Station ne Londër. Për pasojë disa rezidentë lokalë telefonuan në polici duke thënë se një sulm terrorist kishte nxjerrë jashtë funksionit stacionin. Por në fakt ishte vetëm një nga skenat e filmit “The Dark Knight” ne shqip “Batman 2- kalorësi I zi”. Per tu përgatitur për rolin e Xholit , Heath Ledger jetoi I vetëm në një dhomë hoteli për një muaj, duke formuluar psikologjinë e karakterit, sjelljen dhe zërin e tij (ky I fundit më I vështiri). Ai filloi një ditar, në të cilin shkroi mendimet e ndjenjat e Xholit, për të udhëhequr veten gjatë xhirimeve. Kostumi I ri I Batmanit është I përbërë nga 200 pjesë plastike, metalike dhe materiale të tjera si nejloni. Kostumografët i shtuan edhe lentet e bardha të cilat e bënin Batmanin më joshës në errësirë dhe duke e bërë të ngjashëm me fumetet ku ka lindur personazhi. Superheroi Batman rikthehet. Ndonëse në titullin e filmit nuk e ka emrin, në poster eshte simboli I tij i perflakur dhe i pangaterrueshem qe te fton te shikosh edhe nje seance me shume te betejes së pafundme mes te mires dhe keqes. Pasi theu te gjitha rekordet e mundshme te arketimeve, pasi tronditi boten e kinemase dhe fansave me rolin e fundit të aktorit Heath Ledger, “The Dark Knight” shenon edhe stacionin e tij shqiptar. Ne ekranin e madh te kinema Millennium nje nga prodhimet me të shikuara të kohërave nis projeksionet diten e marte (21 tetor) qe ne seancën e parë të ditës, në orën 10.00.

Përgjithmonë Batman Ose vdis si hero, ose do të jetosh aq gjatë sa të shikosh si shndërrohesh në një kriminel .. ky është lejtmotivi që shënon rikthimin e Batmanit në ekranin e madh tre vjet pasi historia e tij filloi (Batman Begins). Në filmin e parë të regjisorit Kristofer Nolan (Christopher Nolan) heroi rrëfente fillimin e tij, rrugëtimin drejt fuqive dhe konsolidimin e karakterit të tij. Tani në “The Dark Knight”, ai nuk është më një filllestar, por një bilioner me emrin Brus Uejn (Bruce Wayne) i plotfuqishem jo vetëm me para, por edhe me bindjen e sigurinë e plotë për atë që ben. Por pikerisht këtu fillon dilema e Batman. I njohur ndryshe si kaloresi i zi i qytetit te Gothamit, ai mbetet mes idese per te gjetur nje mbrojtës te denjë dhe pa maske per banoret dhe deshirës për të ndëshkuar deri në fund kriminelët. Me pak fjale qyteti ka nevoje te shpetohet dhe ka nevoje per kaloresin e tij te bardhë, atë që nuk fshihet pas një maske. Por nuk ka ardhur akoma casti I duhur. Krimi I organizuar në qytet është shumë I fortë dhe prokurori Harvi Dent pavarësisht dëshirës së tij për të vendosur paqen mes banorëvve nuk ia del dot. Falë aleancës dhe lidhjes me disa personazhe të tjerë Batman do të përpiqet të ndalojë të Keqen që ka mbërritur në Ghotam nën formëne një kllouni psikopatik. Është Xholi që rikthehet në luftën e tij me Batman vetëm se këtë herë palacoja është më I sofistikuar se në filmat e tjerë, dhe nuk I intereson asgjë përvec shkatërrimit të qenies njerëzore. Sfida ëshë pikërisht mes të dyve dhe një finale suprizë të bën të mendosh jo vetëm për aksionet spektakolare të Batman me makinën e motorin e tij, por edhe për luftën mes të mirës dhe keqes. Madje mund të thuhet se është një dyluftim psikologjik po aq I pëlqyer sa dhe shpikjet e superheroit.

Një superprodhim I supershikuar Kur studio Ëarner Bross vendosi të rifillonte xhirimet e “The Dark Knight” e dinte mjaft mirë se miti I Batmanit vazhdonte te kishte sukses e per me tepër “batman begins” I shfaqur në vitin 2005 e kishte vërtetuar se simpatia e publikut për kalorësin e zi nuk ishte shterur, pavarësisht kalimit të viteve. Kështu që në vitin 2006 studio kërkoi sërish regjisorin Kristofer Nolan, i cili në fund të “Batman Begins” ishte shprehur I bindur se nuk do kishte një vijim të historive të Batmanit. Por në fakt funksionoi thënia “kurrë mos thuaj kurrë”. Regjisori së bashku me vëllanë e tij Xhonatan Nolan (Jonathan Nolan) shkruan skriptin e filmit të ri. Në shkrimin e historisë së filmit dha kontributin edhe David S. Goyer, por ky pasi pa filmin e perfunduar u shpreh: ”Nuk mund ta besoj që emri im është një film kaq të mirë” më 31 korrik 2006 Ëarner Bross lajmëroi zyrtarisht fillimin e xhirimeve për një vijim të “Batman Begins” me titullin “The Dark Knight”, I pari filmi që nuk ka në titull emrin e Batmanit. Studio vendosi të xhironte në Cikago për 13 javë sepse Nolan kishte shënuar “një përvojë të admirueshme” gjatë filmit të parë. Sic ndodh rëndom me filmat e shumëpritur, në kohën e xhirimeve filmit iu dha titulli I rremë “Rory's First Kiss” për të punuar të qetë nga paparacët. Për filmi shënoi edhe shumë sheshe xhirimi, Los Anxhelos, në Hong Kong e në Londër madje pikërisht këtu është realizuar një shpërthim është pikërisht në Battersea Power Station. Për pasojë disa rezidentë lokalë telefonuan në polici duke thënë se një sulm terrorist kishte nxjerrë jashtë funksionit stacionin. Por në fakt ishte vetëm një nga skenat e filmit “Batman 2- kalorësi I zi” . produksioni I filmit mbaron dhe studio fillon një fushatë të fortë promocionale, por në fakt fushata nuk ishte asgjë para efektit që shkaktoi tek fansat vdekja e papritur e aktorit Heath Ledger. Aktrimi në “The Dark Knight” është I fundit I jetës së tij, më I ploti dhe ndoshta më I arriri. Filmi kalon të gjitha parashikimet në arkëtime, por edhe nga kritika mbledh mjaft vlerësime të mira. Sajte të tëra në internet ngërthyen fansat që akoma vazhdojnë të mbajnë gjallë mitin e Batmanit së bashku me kundështarin e tij të fortë, Xholi. Deri tani arkëtimi I “Batman 2- Kalërosi I zi” sic vjen me titullin ne shqip “The Dark Knight” shënon mbi 526 milionë dollarë në të gjitha kinematë e botës, një audiencë që vetëm “Titanic” e kalon. Kristian Bejl, Batman me kostum te ri Rikthimin e tij në rolin e Batmanit, Kristian Bejl (Christian Bale) e quan një konfirmim të suksesshëm të rolit të parë në “Batman begins”. Duke iu referuar rolit të tij, Bejl thekson se “ tani publiku nuk ka më para vetes një djalë të ri që kërkon përjgigje, por një burrë plot me fuqi, dhe që kërkon të bëjë dallimin mes zotërimit të fuqive dhe përdorimit të tyre” Bejl mendon se roli I Xholit nuk e eklipson aspak Batmanin, pasi ne filmin e pare karakteri I tij eshte ndertuar me se miri.: "Nuk kam probleme me konkurrencen që mund të bëjë ndonjë personazh tjetër. Dhe kjo e bën filmin më të mirë.” Ai filloi të stërvitej sërish për rolin e tij, por në fakt nuk ishte e nevojshme qe te vinte shume muskuj si ne filmin e pare pasi kostumi I ri I Batmanit ishte me praktik dhe I lejonte te kryente më shumë lëvizje. Dhe në fakt kostumi I Batmanit në këtë film është shumë më I sofistikuar ashtu si dhe makina e motori I tij. Kostumi I ri I Batmanit është I përbërë nga 200 pjesë plastike, metalike dhe materiale të tjera si nejloni. Kostumografët i shtuan edhe lentet e bardha të cilat e bënin Batmanin më joshës në errësirë dhe duke e bërë të ngjashëm me fumetet ku ka lindur personazhi. Ndonëse kostumi ri peshonte tetë paund më shumë se i vjetri, Bejl është shprehur se ndihej me mirë me veshjen e re pasi ishte më e lehtë për tu veshur. Ka dhe një tjetër gjë për të cilën adoleshentët cmenden pas Batmanit, mjeti i tij lëvizës, që në këtë film është një Batpod, një rikrijim i Batcycle. Dizenjuesit modeluan gjashtë të tillë për të pasur motora rezervë gjatë incidenteve të ndryshme në sheshxhirim. Heath Ledger, Oskar post- mortum As kostumi I ri I Batmanit dhe as Batpodi I tij nuk mund të lenë në hije Xholin. Regjisori dhe skenaristët vendosen te mos eksploronin origjinën e Xholit, por ta portretizonin karakterin e tij si absolut. Për këtë rol kishin shfaqur interes Robin Ëilliams, Lachy Hulme, Paul Bettany dhe Adrien Brody. Por regjisori kishte përzgjedhur Heath Ledger. Kur e pyetën Kristofer Nolan, “Perse Heath Ledger për Xholin? Ai u pergjigji: “Sepse eshte trim”. Per tu përgatitur për rolin e Xholit (Joker) Hedh Lexher (Heath Ledger) jetoi I vetëm në një dhomë hoteli për një muaj, duke formuluar psikologjinë e karakterit, sjelljen dhe zërin e tij (ky I fundit më I vënshtiri). Ai filloi një ditar, në të cilin shkroi mendimet e ndjenjat e Xholit, për të udhëhequr veten gjatë xhirimeve. Madje ai lexoi dy librat komikë “Batman: The Killing Joke" dhe "Arkham Asylum: A Serious House on Serious Earth". Lexher mori frymëzim gjithashtu nga filmi “A clockëork orange”.. Dhe në fakt performance e Hedh Lexher është nga më të mirat e vitit, aq e fortë, e frikshme dhe e përsosur saqë ka lënë pas edhe Xholin e Xhek Nikolson. Një nga aktorët e filmit Majkëll Kejn (Michael Caine) tregon se gjatë xhirimit të një skene me Xholin ka shtangur aq shumë nga frika sa ka harruar fjalët e dialogut. Shumë kritikë vlerësojnë vecanërisht Hedh Lexher dhe kjo jo për shkak të vdekjes së tij të papritur dhe në moshë të re. me të drejtë shumë prej tyre shkruajnë se Ledger ka mjaft mundësi të fitojë me Xholin e tij, një Oskar pas vdekjes. Fansat ia kanë dhënë tashmë. Dhe nuk do të harrojnë fytyrën e tij të lyer prej kllouni të cilën Lexher e ndërtoi me shumë mund e sakrificë. Vetë regjisori pas vdekjes së Lexher më 22 janar 2008 ia kushtoi filmin kujtimit të tijdhe të teknikut Conëay Ëickliffe, I cili vdiq gjatë xhirimeve në një aksident me makinë që po e përgasite për një skenë aksioni Dy fytyrat e Aaron Eckhart Është edhe një protagonist i tretë në “Batman 2- Kaloërsi i zi”. Është ai që vetë Batman e quan një kalorës të bardhë, kryeprokurori I qytetit, Harvey Dent, që duhet të ndalë krimin dhe të kthejë besimin e njerëzve tek ligji dhe rregullat e nje shoqërie. Matt Damon ishte zgjedhja e pare e regjsorit për këtë rol. Para se te vendosej per Aaron Eckhart ne gare ishin Hugh Jackman, Ryan Philippe, Live Schreiber, Jake Gyllenhall dhe Josh Lucas. Regjisori kërkonte nje fytyrë të denjë për një gjykatës amerikan, por edhe kishte dëshirë që me këtë personazh të ravijëzonte idenë e njerëzve të mirë që padashur shkojnë në rrugë të keqe. Vetë Aaron Eckhart e pershkruan portretizmin që I ka bërë Harvey Dent si një ardhje simultane nga të qenit pjesë e të njëjtës botë me Batman (Dent është kalorësi I bardhë I Gotham). Ai shprehet se për krijimin e personazhit të tij ka kërkuar”ngjashmëritë dhe tensionin mes të dyve; për të gjetur cfarë e bashkon dhe e ndan nga Batman". Në krah të “dyfytyrëshit” sic quhet në film luajnë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur, që I shotjnë pasurinë filmit. Është Morgan Freeman e Michael Caine qe jane krahu I djathtë I Batmanit, Gary Oldman dhe e vajza e dashuruar nga dy kalorësit, Maggie Gyllenhaal në rolin e Rejcëlit të luajtur më parë nga Katie Holmes. Rekordet e Batmanit

Theu rekordin e fundjavës (tre ditore) duke mbledhur 158 milionë dollarë. Më parë rekordin e mbante filmi “Spider-Man 3” (2007) Vendosi rekord të ri për ditën e parë në kinema duke mbledhur 66.4 milionë dollarë. Më parë rekordin e mbante filmi “Spider-Man 3” (2007) Ka numrin më të madh të shfaqjes në kinema për premierë me 4366 salla. Më parë rekordin e mbante “Pirates of the Caribbean: At Ëorld’s End”(2007). Vendosi rekord të ri për projeksionet e mesnatës duke mbledhur 18.5 milionë dollarë. Më parë rekordin e mbante “Star Ëars: Episode III- Revenge of the Sith (2005). Mblodhi 400 milionë dollarë në 18 ditë projeksione. Rekordin më parë e mbante “Shrek 2” (2004) (43 ditë). Mblodhi 200 milionë dollarë në 5 ditë. Kapi rekordin 300 milionë dollarëve në 10 ditë. Më parë rekordin e mbante “Pirates of the Caribbean: Dead Man’s Chest” (2006). Filmi mblodhi më shumë para se “Batman Begins”(2005). Shënoi rekord duke mbledhur 500 milionë dollarë në 45 ditë. Më parë rekordin e mbante “Titanic”(1997) (98 ditë). Filmi I parë që renditet në vendin e parë në IMDb dy ditë pas projeksioneve në kinema.

Protagonisti që vesh kostumin e Batman për herë të dytë rrefen në një intervistë Christian Bale: “E vërteta që njerëzit nuk e dinë” Fillojmë duke folur për personazhin tuaj. Nga një pikëvështrimi, Bruce Ëayne duket sikur ka të gjitha veset dhe virtutet që një njeri i shoqërisë moderne ka. Duket sikur ka dyshimet që bota në të cilën jetojmë i ngjall tek njerëzit. Jeni i nje mendjeje?

Unë do ta përkufizoja më shumë klasik se modern, është më i ngjashëm me një hero të mitologjisë greke. Nuk besoj se ka tek ai ndonjë lidhje me kohën tonë pasi nuk shikoj shumë njerëz të ngrenë krye si ai dhe të luftojnë për atë që besojnë. Eshtë dicka e pazakontë për kohët tona. Nuk ka shumë njerëz që sakrifikojnë ekzistencë e tyre për një ideal apo për altruizëm. Për më të tepër është një personazh dual, pra shumë më tepër klasik se modern sepse pjesa më e madhe e njerëzve të sotëm nuk e pranojnë dualitetin. Njerëze nuk u pëlqen që të kenë një anë të fshehtë dhe të errët, ndërsa në fakt duhet ta kenë atë. Për pasojë është shumë joshëse të shikosh dikë që lufton me anën e vet të errët. Ky Batman ka një zhvillim ekstrem të dhunës, ka një dëshirë të fortë për urrejtje, por nga ana tjetër ka një dhunti altruizmi të fortë, një ndjenjë që kërkon ta kultivojë në nder të prindërve të tij.

Ashtu si në filmin “Batman Begins”, edhe tek “The dark knight” Batman/Bruce duhet të përballet me pasojat e zgjedhjeve që bën në jetën private dhe publike...

“Batman Begins” ishte një film më i thjeshtë. Bruce ishte një I ri I inatosur, naiv, plot me dhimbje dhe zemëratë, që kërkonte të ndryshonte gjërat, që donte të bënte mirë, por që e dinte se nuk kishte aftësi për ta bërë këtë. Nisej në një udhëtim për të marrë fuqi dhe për tu kthyer me përvojë e I ndryshuar. Tani ka arritur gjithcka; tani është mendja e tij që duhet të luftojë. Si kundërshtar ka Xholin, një personazh shumë inteligjent, I përkushtuar ndaj kaosit dhe shkatërrimit, që përpiqet ti tregojë Batmanit dhe qytetit të Gotham-it se të besuarit në rregulla e hipokrizi është e kotë, se nuk bën pjesë në natyrën njerëzore. Kërkon ta shtyjë Batmanin që të thyejë kodin e tij moral: të mos vrasë. “The Dark Knight” është një film më inteligjent dhe më simbolik se i pari.

Fundi i filmit duket sikur të con tek hipokrizia, duke thënë se shoqëria e njerëzit nuk janë gati për tu përballur me të vërtetën

Në fakt kështu mbaron, me personazhin tim që thotë se e vërteta nuk mund të bëhet e njohur për njerëzit. Batman është një njeri i gatshëm për të marrë fajin, edhe kur nuk ka faj. Është një veprim shumë i fisëm, është një finale shumë e bukur sepse është e zgjuar. Veprimi i tij është i fisëm sepse ai gënjen. Eshtë një kontradiktë e madhe, që Chris Nolan e ka realizuar mrekullisht sepse ajo duket e besueshme

Po ju cfarë qëndrimi mbani kundrejt kësaj kontradikte në film?

Eh, shpreson gjithmonë që jeta të jetë më e thjeshtë se kaq. Shpreson gjithonë që e vërteta të dalë në shesh dhe duhet të dalë. Mund të duket e cuditshme të thuash e njerëzit shpesh nuk e dinë të vërtetën, por kjo ndodh shpesh. Eshtë një cështje shumë impenjative, interesante. Do të të pëlqente që gjërat të mos ishin kështu, por nuk mund t’ia mohosh vetes. Dhe filmin e demostron këtë më shumë se njëherë.

Skeda e filmit
Titulli: The Dark Knight
Regjia: Christopher Nolan
Skenari: Jonathan Nolan, David S. Goyer
Përshtatur nga librat e: Bob Kane, Bill Finger
Gjinia: aksion, aventure, fantazi,
Aktorë: Christian Bale, Heath Ledger, Aaron Eckhart, Michael Caine, Gary Oldman, Maggie Gyllenhall, Morgan Freeman
Muzika: Hans Zimmer, James Newton Howard
Fotografia: wally Pfister
Kohezgjatja: 150 min
Buxheti: 180 milionë dollarë
Të ardhurat (provizore): mbi 526 milionë dollarë

Sinopsi
Me ndihmën e Lejntnantit Xhim Gordon dhe prokurorit Harvey Dent, Batman ka për qëllim të shkatërrojë krimin e organizuar në rrugët e Gotham. Bashkëpunimi duket I suksesshëm, por shumë shpejt ata e gjejnë veten viktimë një mbretërie në kaos të krijuar nga një mendje kriminale si Xholi I cili terrorizon banorët e qytetit