Wednesday, December 24, 2008

Four Christmases


“Four Christmases”, komedia hollivudiane për festat e fundvitit mbërrin në kinema
Millennium: “Gëzuar!” me “4 Krishtlindje”

Pas një romance të dhimbshme dhe të bukur si “Dashuri ne Rodante” është radha e një komedie festive për tu projektuar në ekranin e madh të kinemasë. Madje kjo komedi është edhe kartolina me të cilën kinema Millennium uron për festat e fundvitit publikun shqiptar. Një ditë para Krishtilindjeve, më 24 dhjetor, në Millennium 2 fillon projeksionet ajo që në të gjithë botën është quajtur ndryshe si komedia e pushimeve të dimrit, “Four Christmases”, në shqip “Katër Krishtlindje”, por që mund të rrijë mjaft me mirë edhe me titullin “Katër Festa”.
Komedia, vjen si një hyrje e vecantë jashtë titujve të planifkuar të kalendarit të shfaqjeve dhe do të shoqërojë shqiptarët në kulmin e festave atë të Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri. Madje “Four Christmases” do të shënojë edhe kapërcimin e viteve duke u bërë kështu filimi I fundit që shfaqet për vitin 2008 dhe filmi I parë I vitit 2009.

Jo një, por …..katër
Jo, një, as dy, madje as tre, por plot katër Krishtlindje brenda një dite të vetme. Kështu është I detyruar të festojë një cift amerikan nga San Francisco ditën e krishtlindjeve. Kejt dhe bred janë të lumtur ndonëse akoma të pamartuar dhe për 25 dhjetorin kishin planifikuar një pushim “të nxehtë”. Por mjegulla I prish planet e tyre dhe rrethanat I detyrojnë ata që tu kthehen vizitave tradicionale festive tek prindërit e tyre. Por festa bëhet më stresuese pasi prindërit e ciftit janë të divorcuar dhe kanë krijuar secili prej tyre nga një familje. Kështu dy të rinjtë përfundojnë për tu takuar jo vetëm me prindërit por edhe me burrat e gratë e tyre, fëmijët e nipërit e gjetur gjithashtu. Në këtë mënyrë cifti do të përballet me frikërat e tij për të rihapur plagët e adoleshencës apo të vihet përpara dilemës për martesën dhe fëmijët. Ndërsa Bred numëron minutat në famlijen e tij të stërmadhe, Kejt fillon të shikojë realitetin me një sy tjetër dhe të pyesë veten nëse zgjedhjet e cmendura të familjarëve të saj janë me të vërtetë të cmendura .
Ky është subjekti I komedisë famlijare e cila duket se ka qenë mjaft e preferuar për publikun e huaj. Dhe jo më kot studioja Neë Line Cinema e ka hedhur në tregun kinematografik në prag të atmosferës festive.

Witherspoon-Vaughn, dashuri në film, sherr në sheshxhirim
Komedia “Four Christmases” është bërë object I shtypit të huaj që para se të shfaqej premierë. Dhe jo vetëm për lajme që informojnë se cilët janë aktorët kryesorë të filmit por edhe për ndodhi të cuditshme gjatë xhirimeve të tij. Kështu titulli I komedisë është lakuar së bashku me emrat e dy protagonistëve të cilët thuhet se gjatë periudhës së xhirimeve kanë patur një sherr të hapur mes tyre. Thuhet se aktorja më e paguar e Hollivudit Reese Witherspoon dhe ish-i fejuari i Jennifer Aniston, Vince Vaughn gati sa nuk janë rrahur me njëri-tjetrin. Aktorja e njohur në rrethin e miqve të saj për karakterin e fortë dhe strik nuk I ka duruar më vonesat dhe sjelljen sipërfaqësore të kolegut të saj, I cili sipas saj në vend që të studiojë rolin, harxhon kohën kot me fjalë. Sipas një burimi të New York Daily News sherri kishte shpërthyer në atë kohë për shkak të një ndryshimi të thellë të karakterit dhe parimeve profesinale. Një ditë Witherspoon ka humbur kontrollin dhe i është vërsulur aktorit i cili si përditë kishte mbërritur me vonesë në sheshxhirim ndërsa ajo e priste prej kohësh me skenarin në dorë. Sherri kishte qenë I pashmangshëm shkruante para disa muajsh Neë York Daily Neës: "Ai iu vu pas asaj dhe dukej sikur do t’i qellonte me gjithe fuqinë që kishte ". por natyrisht që këto sherre, të vërteta ose jo nuk kanë ndikuar aspak në lojën e dy aktorëve të cilët në film për ironi të fatit janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Katër aktorë Oskari, prindër të divorcuar
Ndërsa dy aktorët protagonist janë në mes të rrëmuje në historinë e tyre, katër të tjerë presin të qetë e të qeshur vizitat e ciftit Witherspoon-Vaughn. Dhe janë që të katër aktorë Oskari që I kanë thënë “po” komedisë “Four Christmases” duke u bërë pjesë e saj e natyrisht duke I dhuruar mjeshtërinë e tyre të aktrimit. Në rolet e prindërve janë Robert Duvall I cili në flm është në rolin e Howard dhe ka fituar Oskarin me filmin “Tender Mercies” në vitin(1983, Sissy Spacek që në këtë komedi luan Paulën dhe ka fituar Oskarin me “(Coal Miner's Daughter “ (1980), Jon Voight babai I aktores Angeline Jolie në film është babai I Witherspoon dhe është fitues I Oskarit me “Coming Home” (1978)), ndërsa aktorja Mary Steenburgen është fituese e statujës me filmin “Melvin and Howard” (1980)). Por në film ka rënë në sy edhe prania e një babai të vërtetë si Vernon Vaughn , I ati I aktorit Vince Vaughn I cili luan një rol episodic në komedi, dhe duket se këtë shoqërim ia bën djalit që nga filmat “Swingers” (1996), Made (2001), dhe”The Break-Up” (2006).
Tirana, premierë në një ditë me Belgjikën
Ndonëse premirea e filmit ishte lajmëruar se do të mbahej më 14 nëntor, në fakt ajo u shty për në 26 nëntor ditë kur flmi u prezantuar për herë të parë në kinematë amerikane, paskëtaj filmi u shpërnda për projeksion në Kanada dhe në Angli. Premiera e 27 nëntorit do t’I takonte Singaporit e pas tij numri I shteteve që do të shfaqnin komedinë festive do të shtohej. Në fillim të dhjetorit filmi hyri në shumë shtetet të Europës, si dhe në Filipine e Australi. Më 11 dhjetor filmi u shfaq në Ceki e më pas në Poloni e Argjentinë. Një ditë para Krishtlindjeve filmi vjen premierë në Kinema Millennium në Tiranë dhe po në të njëjtën ditë ai do të fillojë të projektohet edhe në Belgjikë, Brazili do të fillojë ta shfaqë filmin në ditën e festës, më 25 dhjetor. Por ka edhe një shtet që ka menduar të fusë komedinë në ditët e fundit të festë, dhe kjo është Franca e cila do të projektojë komedinë në sallat e saj të kinemasë më 31 dhjetor.
box
“Katër Krishtlindjet” lënë pas “Quantum of Solace”
Që në debutimin e saj të parë në salla kinemaje, komedia festive “Four Christmases” ka arkëtuar mbi 31.1 milionë dollar duke u dhënë fund mbretërimit disajavor në krye të arkëtimit, të filmit “Quantum Of Solace”. Deri në datën 10 dhjetor komedia la pas edhe filmin e preferuar te adoleshentëve, 'Twilight'
Të ardhurat e komedisë janë shtuar dhe pas një jave projeksioni filmi I cili është quajtur ndryshe edhe si filmi I festive, grumbulloi mbi 46 milionë dollarë, ndërsa deri më sot filmi I cili ka ende shumë premiera të tjera për të bërë në botë, ka mbledhur mbi 87 milionë dollarë.


Skeda e filmit
Titulli: “Four Christmases”
Regjia: Seth Gordon
Skenari: Matt Allen, Caleb Willson
Gjinia: komedi familjare, festive
Aktorë: Vince Vaughn në rolin e Brad
Reese Witherspoon në rolin e Kate
Robert Duvall në rolin e Howard
Sissy Spacek në rolin e Paula
Jon Voight në rolin e Creighton
Jon Favreao në rolin e Denver
Kohëzgjatja: 82 min
Të ardhurat në USA: $87,775,974 dollarë
Data e premierës: 26 Nëntor

1 comment:

GeorginA said...

Isha një njeri shumë i vetmuar ... Në janar, Dr. Obodo hodhi një magji për të gjetur një zonjë Austriake për mua. E diela e parë në mars takova një grua të mrekullueshme vietnameze. Ishim të angazhuar për gjashtë javë dhe u martuam vitin e ardhshëm. Dr.Obodo më ka dhënë zonjën e ëndrrave të mia.visit Dr. Libero Via:
(templeofanswer@hotmail.co.uk)
(whatsapp +2348155425481) Bloomington, MN