Friday, November 7, 2008

Batman - The Dark Knight




Në Millennium mbërrin “The Dark Knight”, filmi që ka thyer te gjitha rekordet nga arkat e kinemave, tek recensionet e kritikëve dhe blogerat e botës. Eshte koha e BATMAN! Një shpërthim është realizuar në Battersea Power Station ne Londër. Për pasojë disa rezidentë lokalë telefonuan në polici duke thënë se një sulm terrorist kishte nxjerrë jashtë funksionit stacionin. Por në fakt ishte vetëm një nga skenat e filmit “The Dark Knight” ne shqip “Batman 2- kalorësi I zi”. Per tu përgatitur për rolin e Xholit , Heath Ledger jetoi I vetëm në një dhomë hoteli për një muaj, duke formuluar psikologjinë e karakterit, sjelljen dhe zërin e tij (ky I fundit më I vështiri). Ai filloi një ditar, në të cilin shkroi mendimet e ndjenjat e Xholit, për të udhëhequr veten gjatë xhirimeve. Kostumi I ri I Batmanit është I përbërë nga 200 pjesë plastike, metalike dhe materiale të tjera si nejloni. Kostumografët i shtuan edhe lentet e bardha të cilat e bënin Batmanin më joshës në errësirë dhe duke e bërë të ngjashëm me fumetet ku ka lindur personazhi. Superheroi Batman rikthehet. Ndonëse në titullin e filmit nuk e ka emrin, në poster eshte simboli I tij i perflakur dhe i pangaterrueshem qe te fton te shikosh edhe nje seance me shume te betejes së pafundme mes te mires dhe keqes. Pasi theu te gjitha rekordet e mundshme te arketimeve, pasi tronditi boten e kinemase dhe fansave me rolin e fundit të aktorit Heath Ledger, “The Dark Knight” shenon edhe stacionin e tij shqiptar. Ne ekranin e madh te kinema Millennium nje nga prodhimet me të shikuara të kohërave nis projeksionet diten e marte (21 tetor) qe ne seancën e parë të ditës, në orën 10.00.

Përgjithmonë Batman Ose vdis si hero, ose do të jetosh aq gjatë sa të shikosh si shndërrohesh në një kriminel .. ky është lejtmotivi që shënon rikthimin e Batmanit në ekranin e madh tre vjet pasi historia e tij filloi (Batman Begins). Në filmin e parë të regjisorit Kristofer Nolan (Christopher Nolan) heroi rrëfente fillimin e tij, rrugëtimin drejt fuqive dhe konsolidimin e karakterit të tij. Tani në “The Dark Knight”, ai nuk është më një filllestar, por një bilioner me emrin Brus Uejn (Bruce Wayne) i plotfuqishem jo vetëm me para, por edhe me bindjen e sigurinë e plotë për atë që ben. Por pikerisht këtu fillon dilema e Batman. I njohur ndryshe si kaloresi i zi i qytetit te Gothamit, ai mbetet mes idese per te gjetur nje mbrojtës te denjë dhe pa maske per banoret dhe deshirës për të ndëshkuar deri në fund kriminelët. Me pak fjale qyteti ka nevoje te shpetohet dhe ka nevoje per kaloresin e tij te bardhë, atë që nuk fshihet pas një maske. Por nuk ka ardhur akoma casti I duhur. Krimi I organizuar në qytet është shumë I fortë dhe prokurori Harvi Dent pavarësisht dëshirës së tij për të vendosur paqen mes banorëvve nuk ia del dot. Falë aleancës dhe lidhjes me disa personazhe të tjerë Batman do të përpiqet të ndalojë të Keqen që ka mbërritur në Ghotam nën formëne një kllouni psikopatik. Është Xholi që rikthehet në luftën e tij me Batman vetëm se këtë herë palacoja është më I sofistikuar se në filmat e tjerë, dhe nuk I intereson asgjë përvec shkatërrimit të qenies njerëzore. Sfida ëshë pikërisht mes të dyve dhe një finale suprizë të bën të mendosh jo vetëm për aksionet spektakolare të Batman me makinën e motorin e tij, por edhe për luftën mes të mirës dhe keqes. Madje mund të thuhet se është një dyluftim psikologjik po aq I pëlqyer sa dhe shpikjet e superheroit.

Një superprodhim I supershikuar Kur studio Ëarner Bross vendosi të rifillonte xhirimet e “The Dark Knight” e dinte mjaft mirë se miti I Batmanit vazhdonte te kishte sukses e per me tepër “batman begins” I shfaqur në vitin 2005 e kishte vërtetuar se simpatia e publikut për kalorësin e zi nuk ishte shterur, pavarësisht kalimit të viteve. Kështu që në vitin 2006 studio kërkoi sërish regjisorin Kristofer Nolan, i cili në fund të “Batman Begins” ishte shprehur I bindur se nuk do kishte një vijim të historive të Batmanit. Por në fakt funksionoi thënia “kurrë mos thuaj kurrë”. Regjisori së bashku me vëllanë e tij Xhonatan Nolan (Jonathan Nolan) shkruan skriptin e filmit të ri. Në shkrimin e historisë së filmit dha kontributin edhe David S. Goyer, por ky pasi pa filmin e perfunduar u shpreh: ”Nuk mund ta besoj që emri im është një film kaq të mirë” më 31 korrik 2006 Ëarner Bross lajmëroi zyrtarisht fillimin e xhirimeve për një vijim të “Batman Begins” me titullin “The Dark Knight”, I pari filmi që nuk ka në titull emrin e Batmanit. Studio vendosi të xhironte në Cikago për 13 javë sepse Nolan kishte shënuar “një përvojë të admirueshme” gjatë filmit të parë. Sic ndodh rëndom me filmat e shumëpritur, në kohën e xhirimeve filmit iu dha titulli I rremë “Rory's First Kiss” për të punuar të qetë nga paparacët. Për filmi shënoi edhe shumë sheshe xhirimi, Los Anxhelos, në Hong Kong e në Londër madje pikërisht këtu është realizuar një shpërthim është pikërisht në Battersea Power Station. Për pasojë disa rezidentë lokalë telefonuan në polici duke thënë se një sulm terrorist kishte nxjerrë jashtë funksionit stacionin. Por në fakt ishte vetëm një nga skenat e filmit “Batman 2- kalorësi I zi” . produksioni I filmit mbaron dhe studio fillon një fushatë të fortë promocionale, por në fakt fushata nuk ishte asgjë para efektit që shkaktoi tek fansat vdekja e papritur e aktorit Heath Ledger. Aktrimi në “The Dark Knight” është I fundit I jetës së tij, më I ploti dhe ndoshta më I arriri. Filmi kalon të gjitha parashikimet në arkëtime, por edhe nga kritika mbledh mjaft vlerësime të mira. Sajte të tëra në internet ngërthyen fansat që akoma vazhdojnë të mbajnë gjallë mitin e Batmanit së bashku me kundështarin e tij të fortë, Xholi. Deri tani arkëtimi I “Batman 2- Kalërosi I zi” sic vjen me titullin ne shqip “The Dark Knight” shënon mbi 526 milionë dollarë në të gjitha kinematë e botës, një audiencë që vetëm “Titanic” e kalon. Kristian Bejl, Batman me kostum te ri Rikthimin e tij në rolin e Batmanit, Kristian Bejl (Christian Bale) e quan një konfirmim të suksesshëm të rolit të parë në “Batman begins”. Duke iu referuar rolit të tij, Bejl thekson se “ tani publiku nuk ka më para vetes një djalë të ri që kërkon përjgigje, por një burrë plot me fuqi, dhe që kërkon të bëjë dallimin mes zotërimit të fuqive dhe përdorimit të tyre” Bejl mendon se roli I Xholit nuk e eklipson aspak Batmanin, pasi ne filmin e pare karakteri I tij eshte ndertuar me se miri.: "Nuk kam probleme me konkurrencen që mund të bëjë ndonjë personazh tjetër. Dhe kjo e bën filmin më të mirë.” Ai filloi të stërvitej sërish për rolin e tij, por në fakt nuk ishte e nevojshme qe te vinte shume muskuj si ne filmin e pare pasi kostumi I ri I Batmanit ishte me praktik dhe I lejonte te kryente më shumë lëvizje. Dhe në fakt kostumi I Batmanit në këtë film është shumë më I sofistikuar ashtu si dhe makina e motori I tij. Kostumi I ri I Batmanit është I përbërë nga 200 pjesë plastike, metalike dhe materiale të tjera si nejloni. Kostumografët i shtuan edhe lentet e bardha të cilat e bënin Batmanin më joshës në errësirë dhe duke e bërë të ngjashëm me fumetet ku ka lindur personazhi. Ndonëse kostumi ri peshonte tetë paund më shumë se i vjetri, Bejl është shprehur se ndihej me mirë me veshjen e re pasi ishte më e lehtë për tu veshur. Ka dhe një tjetër gjë për të cilën adoleshentët cmenden pas Batmanit, mjeti i tij lëvizës, që në këtë film është një Batpod, një rikrijim i Batcycle. Dizenjuesit modeluan gjashtë të tillë për të pasur motora rezervë gjatë incidenteve të ndryshme në sheshxhirim. Heath Ledger, Oskar post- mortum As kostumi I ri I Batmanit dhe as Batpodi I tij nuk mund të lenë në hije Xholin. Regjisori dhe skenaristët vendosen te mos eksploronin origjinën e Xholit, por ta portretizonin karakterin e tij si absolut. Për këtë rol kishin shfaqur interes Robin Ëilliams, Lachy Hulme, Paul Bettany dhe Adrien Brody. Por regjisori kishte përzgjedhur Heath Ledger. Kur e pyetën Kristofer Nolan, “Perse Heath Ledger për Xholin? Ai u pergjigji: “Sepse eshte trim”. Per tu përgatitur për rolin e Xholit (Joker) Hedh Lexher (Heath Ledger) jetoi I vetëm në një dhomë hoteli për një muaj, duke formuluar psikologjinë e karakterit, sjelljen dhe zërin e tij (ky I fundit më I vënshtiri). Ai filloi një ditar, në të cilin shkroi mendimet e ndjenjat e Xholit, për të udhëhequr veten gjatë xhirimeve. Madje ai lexoi dy librat komikë “Batman: The Killing Joke" dhe "Arkham Asylum: A Serious House on Serious Earth". Lexher mori frymëzim gjithashtu nga filmi “A clockëork orange”.. Dhe në fakt performance e Hedh Lexher është nga më të mirat e vitit, aq e fortë, e frikshme dhe e përsosur saqë ka lënë pas edhe Xholin e Xhek Nikolson. Një nga aktorët e filmit Majkëll Kejn (Michael Caine) tregon se gjatë xhirimit të një skene me Xholin ka shtangur aq shumë nga frika sa ka harruar fjalët e dialogut. Shumë kritikë vlerësojnë vecanërisht Hedh Lexher dhe kjo jo për shkak të vdekjes së tij të papritur dhe në moshë të re. me të drejtë shumë prej tyre shkruajnë se Ledger ka mjaft mundësi të fitojë me Xholin e tij, një Oskar pas vdekjes. Fansat ia kanë dhënë tashmë. Dhe nuk do të harrojnë fytyrën e tij të lyer prej kllouni të cilën Lexher e ndërtoi me shumë mund e sakrificë. Vetë regjisori pas vdekjes së Lexher më 22 janar 2008 ia kushtoi filmin kujtimit të tijdhe të teknikut Conëay Ëickliffe, I cili vdiq gjatë xhirimeve në një aksident me makinë që po e përgasite për një skenë aksioni Dy fytyrat e Aaron Eckhart Është edhe një protagonist i tretë në “Batman 2- Kaloërsi i zi”. Është ai që vetë Batman e quan një kalorës të bardhë, kryeprokurori I qytetit, Harvey Dent, që duhet të ndalë krimin dhe të kthejë besimin e njerëzve tek ligji dhe rregullat e nje shoqërie. Matt Damon ishte zgjedhja e pare e regjsorit për këtë rol. Para se te vendosej per Aaron Eckhart ne gare ishin Hugh Jackman, Ryan Philippe, Live Schreiber, Jake Gyllenhall dhe Josh Lucas. Regjisori kërkonte nje fytyrë të denjë për një gjykatës amerikan, por edhe kishte dëshirë që me këtë personazh të ravijëzonte idenë e njerëzve të mirë që padashur shkojnë në rrugë të keqe. Vetë Aaron Eckhart e pershkruan portretizmin që I ka bërë Harvey Dent si një ardhje simultane nga të qenit pjesë e të njëjtës botë me Batman (Dent është kalorësi I bardhë I Gotham). Ai shprehet se për krijimin e personazhit të tij ka kërkuar”ngjashmëritë dhe tensionin mes të dyve; për të gjetur cfarë e bashkon dhe e ndan nga Batman". Në krah të “dyfytyrëshit” sic quhet në film luajnë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur, që I shotjnë pasurinë filmit. Është Morgan Freeman e Michael Caine qe jane krahu I djathtë I Batmanit, Gary Oldman dhe e vajza e dashuruar nga dy kalorësit, Maggie Gyllenhaal në rolin e Rejcëlit të luajtur më parë nga Katie Holmes. Rekordet e Batmanit

Theu rekordin e fundjavës (tre ditore) duke mbledhur 158 milionë dollarë. Më parë rekordin e mbante filmi “Spider-Man 3” (2007) Vendosi rekord të ri për ditën e parë në kinema duke mbledhur 66.4 milionë dollarë. Më parë rekordin e mbante filmi “Spider-Man 3” (2007) Ka numrin më të madh të shfaqjes në kinema për premierë me 4366 salla. Më parë rekordin e mbante “Pirates of the Caribbean: At Ëorld’s End”(2007). Vendosi rekord të ri për projeksionet e mesnatës duke mbledhur 18.5 milionë dollarë. Më parë rekordin e mbante “Star Ëars: Episode III- Revenge of the Sith (2005). Mblodhi 400 milionë dollarë në 18 ditë projeksione. Rekordin më parë e mbante “Shrek 2” (2004) (43 ditë). Mblodhi 200 milionë dollarë në 5 ditë. Kapi rekordin 300 milionë dollarëve në 10 ditë. Më parë rekordin e mbante “Pirates of the Caribbean: Dead Man’s Chest” (2006). Filmi mblodhi më shumë para se “Batman Begins”(2005). Shënoi rekord duke mbledhur 500 milionë dollarë në 45 ditë. Më parë rekordin e mbante “Titanic”(1997) (98 ditë). Filmi I parë që renditet në vendin e parë në IMDb dy ditë pas projeksioneve në kinema.

Protagonisti që vesh kostumin e Batman për herë të dytë rrefen në një intervistë Christian Bale: “E vërteta që njerëzit nuk e dinë” Fillojmë duke folur për personazhin tuaj. Nga një pikëvështrimi, Bruce Ëayne duket sikur ka të gjitha veset dhe virtutet që një njeri i shoqërisë moderne ka. Duket sikur ka dyshimet që bota në të cilën jetojmë i ngjall tek njerëzit. Jeni i nje mendjeje?

Unë do ta përkufizoja më shumë klasik se modern, është më i ngjashëm me një hero të mitologjisë greke. Nuk besoj se ka tek ai ndonjë lidhje me kohën tonë pasi nuk shikoj shumë njerëz të ngrenë krye si ai dhe të luftojnë për atë që besojnë. Eshtë dicka e pazakontë për kohët tona. Nuk ka shumë njerëz që sakrifikojnë ekzistencë e tyre për një ideal apo për altruizëm. Për më të tepër është një personazh dual, pra shumë më tepër klasik se modern sepse pjesa më e madhe e njerëzve të sotëm nuk e pranojnë dualitetin. Njerëze nuk u pëlqen që të kenë një anë të fshehtë dhe të errët, ndërsa në fakt duhet ta kenë atë. Për pasojë është shumë joshëse të shikosh dikë që lufton me anën e vet të errët. Ky Batman ka një zhvillim ekstrem të dhunës, ka një dëshirë të fortë për urrejtje, por nga ana tjetër ka një dhunti altruizmi të fortë, një ndjenjë që kërkon ta kultivojë në nder të prindërve të tij.

Ashtu si në filmin “Batman Begins”, edhe tek “The dark knight” Batman/Bruce duhet të përballet me pasojat e zgjedhjeve që bën në jetën private dhe publike...

“Batman Begins” ishte një film më i thjeshtë. Bruce ishte një I ri I inatosur, naiv, plot me dhimbje dhe zemëratë, që kërkonte të ndryshonte gjërat, që donte të bënte mirë, por që e dinte se nuk kishte aftësi për ta bërë këtë. Nisej në një udhëtim për të marrë fuqi dhe për tu kthyer me përvojë e I ndryshuar. Tani ka arritur gjithcka; tani është mendja e tij që duhet të luftojë. Si kundërshtar ka Xholin, një personazh shumë inteligjent, I përkushtuar ndaj kaosit dhe shkatërrimit, që përpiqet ti tregojë Batmanit dhe qytetit të Gotham-it se të besuarit në rregulla e hipokrizi është e kotë, se nuk bën pjesë në natyrën njerëzore. Kërkon ta shtyjë Batmanin që të thyejë kodin e tij moral: të mos vrasë. “The Dark Knight” është një film më inteligjent dhe më simbolik se i pari.

Fundi i filmit duket sikur të con tek hipokrizia, duke thënë se shoqëria e njerëzit nuk janë gati për tu përballur me të vërtetën

Në fakt kështu mbaron, me personazhin tim që thotë se e vërteta nuk mund të bëhet e njohur për njerëzit. Batman është një njeri i gatshëm për të marrë fajin, edhe kur nuk ka faj. Është një veprim shumë i fisëm, është një finale shumë e bukur sepse është e zgjuar. Veprimi i tij është i fisëm sepse ai gënjen. Eshtë një kontradiktë e madhe, që Chris Nolan e ka realizuar mrekullisht sepse ajo duket e besueshme

Po ju cfarë qëndrimi mbani kundrejt kësaj kontradikte në film?

Eh, shpreson gjithmonë që jeta të jetë më e thjeshtë se kaq. Shpreson gjithonë që e vërteta të dalë në shesh dhe duhet të dalë. Mund të duket e cuditshme të thuash e njerëzit shpesh nuk e dinë të vërtetën, por kjo ndodh shpesh. Eshtë një cështje shumë impenjative, interesante. Do të të pëlqente që gjërat të mos ishin kështu, por nuk mund t’ia mohosh vetes. Dhe filmin e demostron këtë më shumë se njëherë.

Skeda e filmit
Titulli: The Dark Knight
Regjia: Christopher Nolan
Skenari: Jonathan Nolan, David S. Goyer
Përshtatur nga librat e: Bob Kane, Bill Finger
Gjinia: aksion, aventure, fantazi,
Aktorë: Christian Bale, Heath Ledger, Aaron Eckhart, Michael Caine, Gary Oldman, Maggie Gyllenhall, Morgan Freeman
Muzika: Hans Zimmer, James Newton Howard
Fotografia: wally Pfister
Kohezgjatja: 150 min
Buxheti: 180 milionë dollarë
Të ardhurat (provizore): mbi 526 milionë dollarë

Sinopsi
Me ndihmën e Lejntnantit Xhim Gordon dhe prokurorit Harvey Dent, Batman ka për qëllim të shkatërrojë krimin e organizuar në rrugët e Gotham. Bashkëpunimi duket I suksesshëm, por shumë shpejt ata e gjejnë veten viktimë një mbretërie në kaos të krijuar nga një mendje kriminale si Xholi I cili terrorizon banorët e qytetit

No comments: