Friday, November 7, 2008

Get Smart


Në Millennium mbërrin “Get Smart”, nje version komik i “spy movie”
Agjenti Smart- licensë për të qeshur!
Anne Hathaway: “Gjëja që dija të bëja më mirë natyrisht ishte të rrëzuarit, ndërsa skena të vështira ka pasur shumë. E konsideroj ‘Get Smart” një sfidë të fituar”
Steve Carrell: “Duke parë serinë televizive, nuk kam menduar as edhe njëherë të vetme se Maksuel ishte I marrë, personazhi im eshte I ndrojtur që bie dhe ngrihet menjëherë,që di të presë goditjet dhe të kundërpërgjigjet”
Maksuel Smart (Maxwell Smart) është një analist i shkëlqyer i shërbimit të kontrollit në një agjenci sekrete të spiunazhit amerikan. Smart mezi pret të lërë skrivaninë për tu bërë një agjent operativ me një numër dhe me një emër. I vjen rasti kur agjencia bie në kurthin e një organizate kriminale (KAOS) dhe identiteti i agjentëve të saj zbulohet. Duhen fytyra të reja për një mision të rrezikshëm që duhet të përballet me antarët e Kaos. Smart aktivizohet në operacionin më të ri të shërbimit sekret në krah të agjentit 99. Kjo është historia që propozon një nga prodhimet më të fundit të kinemasë hollivudiane “Get Smart” i cili vjen në ekranin e madh të kinema Millennium nga data 7 nëntor. Kush preferon aksionin dhe komedine me kete film mund t’ kete te dyja bashke ne 110 minuta celuloid.
Nga seri televizive ne film
Eshte tashme nje ligj i pashkruar qe kinemaja holliudiane ushqimin shpirtëror e ka tek letërsia, televizioni fumetet por edhe e shkuara e saj. Nje nga prodhimet me fundit te mekes kinematografike ne fakt merr jete nga ekrani i vogel. “Get Smart” një përshtatje e serialit televiziv parodik me të njëjtin titull. Seriali televiziv është shkruar nga Mel Brooks dhe Buck Henry dhe ishte nje nga prodhimet më të preferuara ne vitet 60. Në kohët e sotme ai konsiderohet thuajse nje version komik I filmavve te spiunazhit e me konkretisht te personazhit idhull te kesaj gjinie: Xhejms Bond. Në thelb “Get Smart” ka shënuar një evolucion nga seria televizive dhe kjo falë pikëvështrimit të regjisorit Peter Segal. “Kur vendosa të xhiroja “Agjentin Smart” e njihja suksesin e serialit brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte një seri televizive mitike, një klasik i viteve 60 absolutisht i parezistueshëm dhe joshës. Nuk doja në asnjë mënyrë që ta rikrijoja, por isha më shumë i interesuar që ta aktualizoja, duke i dhënë një shikim modern dhe duke futur skena aksioni dhe ndjekjeje që nuk do të xhiroheshin vetëm për humor por të ishin të denja edhe për një triller. Qëllimi ishte pra që të merrja shpirtin e krijuar na Mel Brooks dhe ta bëja sipas epokës sonë për të xhiruar një film që të ishte një homazh i asaj kohe që kishte stil dhe energji në të njëjtën kohë”- është shprehur regjisori pas xhirimeve te filmit. Sipas tij “Agjenti Smart” duhet të ishte një projekt që të kënaqte admiruesit e vjetër të seralit televiziv dhe në të njëjtën kohë edhe spektatorët e rinj. Këndvështrimin e regjisorit duket se e ka orientuar një tjetër koleg i tij, Christopher Nolan, që ka realizuar dy filmat e fundit me heroin Batman. (“The Dark Knight” i paraprin filmit “Get Smart” ne kinema Millennium) Peter Segal thote:”Filmi “Batman Begins” i regjisorit Nolan, më ka dhënë idenë për filmin tim. Më pëlqente sesi filmi i tij risillte sagën e Batmanit duke treguar një histori fillestare që askush nuk e kishte thënë më parë. Në të njëjtën mënyrë tregova sesi Maksuell Smart u bë agjent, si takoi agjentin 99 dhe të keqin Seigfried nga KAOS, që të gjithë këta element të pranishëm në serinë televizive. Në fund filmi im tregon sesi Maks arrin të bëhet ai që të gjithë spektatorët e njohin dhe e duan”. Por sic ndodh në raste përshtatjesh, krijuesit e rinj të “Get Smart” nuk kanë dashur të bëjnë filmin pa u konsultuar me autorët e serialit televiziv. Segal siguron:” Gjatë produksionit jemi konsultuar shpesh me Mel Brooks i cili në fund pa filmin dhe na dha aprovimin e “bekimin” e tij”.
Steve Carrell, një agjent komik dhe i pakrahasueshëm
Cdo film ka yllin e vet dhe ylli i këtij film është padyshim Steve Carrell. Përpara se regjisori të vendoste për t’ia dhënë rolin e agjentit Smart këtij aktori, kishte akoma të tjerë emra në mendje. Njëri prej tyre ishte rival mjaft i forte. Por Jim Carrey me sa duket mbeti pas dhe zgjedhja e regjisorit u bë Steve Carrell. “Më pas e përshtata filmin me talentin e madh të Steve Carrell, idetë e të cilit për të interpretuar personazhin më kanë ndihmuar dhe ndikuar në punën time”- thotë Peter. Dhe në fakt Steve Carrell ka spikatur ne te gjitha pjesët më pozitive të kritikave të filmit. “Duke parë serinë televizive, nuk kam menduar as edhe njëherë të vetme se Maksuel ishte I marrë, personazhi im eshte I ndrojtur që bie dhe ngrihet menjëherë,që di të presë goditjet dhe të kundërpërgjigjet”- shprehet Steve. “Është një burrë i pasur me parime të shëndosha. Sigurisht jo gjithmonë zgjedh rrugën më logjike, por gjithmonë arrin të dalë bukur nga situatat më të këqija”- përfundon aktori. Në fakt edhe Steve Carrell e kishte një sfidë të tij për të realizuar. Një agjent ndryshe nga ai I serialit televiziv I cili kishte fituar shumë fansa dhe mbante fytyrën e aktorit Don Adams nuk duhet të bëhej pengesë për të. “Agjenti im Smart dallohet thellësisht nga ai i Don Adams. Adams ishte një aktor i mrekullueshëm, aq unik dhe i njohur sa ishte e pamundur t’i afroheheshe personazhit të tij. Nuk doja të bëja një imitim, më interesonte të merrja esencën e agjentit te tij sekret të krijuar nga seria televizive dhe në të njëjtën kohë të provoja të krijoja një performancë të re, që t’i bënte homazh origjinalit, por edhe që të kishte një pavarësi të vetën. Homazhi më i mirë që mund t’i bëja Adams ishte që ta “lija të qete”,
Anna Hathaway, për herë të parë agjente
“Të punosh me Steve është thjesht e mrekullueshme. Më ka mësuar gjithcka që duhet mësuar mbi komicitetin dhe improvizimin. Me të dhe me regjisorin Piter, jam ndier e mbrojtur para dhe pas kameras”. Kjo është deklarata e aktores Anna Hathaëay, e cila deri para këtij filmi kishte provuar të luante vetëm role në romanca e komedi. Ndërsa tek “Get Smart” eshte agjentja 99 e cila kryen misionin e rrezikshëm se bashku me agjentin Smart. “ Steve ishte ylli i vërtetë i filmit, por për fat të mirë pati gjithmonë kohë që të më mësonte. Ky film ka shënuar debutimin tim në gjininë e aksionit. Duke xhiruar e kuptoja që unë dhe Steve ishim heronj që me ndihmën e dublantëve dhe të gjithë stafit që na ka mbështetur ia kemi dalë që të xhirojmë një pjesë të mirë të skenave aksion, duke u zbavitur si të cmendur. Gjëja që dija të bëja më mirë natyrisht ishte të rrëzuarit, ndërsa skena të vështira ka pasur shumë. E konsideroj ‘Get Smart” një sfidë të fituar”. Dhe në fakt mund ta quajë me plot të të drejtë një sfidë të fituar, pasi aktorja ka arritur të marrë dy aprovime të rëndësishëme për rolin e saj; atë të kritikës dhe të publikut.
Kritika, publiku dhe një vijim
Filmi ka marrë kritika të përziera por pjesa më e madhe e tyre ëshë pozitive Agregatori Rotten Tomatoes shënon se 53 për qind e kritikave të dhëna janë pozitive. Metacritic shenon të njëjtën përqindje të kritikave pozitive ndërkohë që filmi ka marrë aporvimin e Roger Ebert dhe Entertainment Weekly. Krijuesi i serisë televizive Mel Brooks është shprehur :”e kam pëlqyer shumë. Mendoj se Steve Carell ishte zgjedhja e përsosur.". filmi ka pasur një impakt shumë të mirë me publikun i cili e ka vlerësuar më shumë se kritika flmin. Kështu në fundjavën e parë filmi grumbulloi më shumë se 38 milionë dollarë në 3911 kinema në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada duke zënë vendin e parë në box office. Për pasojë duket se filmi do të ketë një vijim. Vetë protagonisti i filmit, Steve Carrell është shprehur gjatë një interviste në MTV se një film tjetër do të ishte shumë e suksesshme. :”Besoj se cilido që është përfshirë në këtë film do të ishte i kënaqur të bënte një tjetër”.
Skeda e filmit
Titulli: Get Smart
Regjia:Peter Segal
Skenari: Tom J.Astle, Matt Ember
Aktorë:Steve Carrell, Anna Hathaway, Alan Arkin, Terence Stamp Dëayne Johnson
Gjinia: Aksion, komedi
Muzika: Trevor Rabin dhe Irving Szathmary
Kohëzgjatja:110 min
Buxheti: 80 milione dollare
Te ardhurat: 202 milione dollare
Sinopsi
Agjenti sekret Maksuell Smart I njohur si Agjenti 86 per CONTROL është në një mision me Agjentin 99 per te frenuar një komplot shkatërruese për botën të organizatës kriminale me emrin KAOS. Kur qendra e agjencise së spiunazhit CONTROL sulmohet dhe indetiteti I agjentëve të saj kompromentohet, shefi duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër, I ngarkon detyrën analistit Maksuel Smart I cili gjithmonë ka ëndërruar që të punojë me Agjentin 23. Smart do të bëjë gjithcka që të zbulojë komplotet më të fundit që KAOS përgatit për të pushtuar botën.

No comments: